Dy gazetarë u vranë gjatë një transmetimi “live” në radio. Ngjarja ka ndodhur në Republikën Domenikane.

Njëri nga gazetarët ishte duke e filmuar shfaqjen e tij “live” në Facebook kur edhe u qëllua me armë.

Pamjet shfaqin momentin kur gazetari ndërpritet nga të shtënat, duke shkaktuar panik tek një grua që bërtiste: “ Të shtëna, të shtëna!”, sipas  BBC.

Policia thotë se të shtënat ndodhën të martën në San Pedro de Macoris.

Gazetarët e vrarë ishin Luis Manuel Medina dhe Leo Martinez.

Nga kjo ngjarje mbeti e plagosur edhe një grua e cila, nga plagët e marra do të hyjë në operacion, thonë autoritetet lokale.

/Veritas.com.al/ BBC/