Që herët në mëngjes sot është pikasur një makinë ku ndodheshin dy njerëz të pajetë; një vajzë dhe një djalë. Policia ka zbuluar se dy viktimat ishin Deni Derveni-32 dhe Ermira Arapi- 29 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shënpjetër, në afërsi të Hoxharës.

Pas këqyrjeve të para të Policisë dyshohet se të rinjtë ishin të dashuruar. Përfundimi se Deni Derveni nga Fieri ka vrarë me armë zjarri 29 vjeçaren Ermira Arapi, përforcohet nga pozicioni ku u gjenden viktimat. Deni Derveni u gjet pa jetë dhe me grykën e pistoletës vrasëse puthitur pas kokës së tij. Mendohet se ky pasi ka vrarë Ermirën, ka kryer edhe vetëvrasje.

Hetimet e Policisë mbi ngjarjen po vazhdojnë.

/Veritas.com.al/