Veritas.com.al/

Tre tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur vendin tonë sot në mëngjes. I pari  ka goditur në ora 04.55, por me një densitet jo të lartë (2.2 ballë të shkallës Rihter); ndërsa hera e dytë e goditjes më të fortë ka ardhur, pas 13 minutash, në ora 05.08. Lëkundjet e tërmetit të dytë kanë qenë më të forta, 4.2 ballë. Të dy goditjet e para e kishin qendrën në thellësi rreth 5 kilometra- sipas nstitutit të Sizmologjisë.

Në orën 5:57 është ndjerë një tjetër lëkundje, me magnitudë 2.7 ballë dhe një thellësi 2 kilometra. Epiqendra e tërmetit ka qenë sërish në Reps të Mirditës.

Tërmetet kanë rënë në Reps, një qendër e vogël banimi në Mirditë, në anë të rrugës së Kombit, Milot- Prishtinë. Deri tani nuk ka njoftime për dëme.

Zona ku kanë rënë tërmetet nuk është e njohur si zonë me rrezikshmëri lëkundjesh sizmike. Ajo është një zonë shkëmbore, mineral- mbajtëse e bakrit dhe piritit; ndodhet në periferi të afërt me dy pika të njohura për publikun: Burgu famëkeq i Spaçit dhe fshati Orosh ku kishte rezidencën Kapedani i Mirditës.

/Veritas.com.al/