( Emmanuel Macron mund të ketë një ezaurim nervor. Dyshimi i leshuar nga Munchau shqetëson Eliseun)/
Nga: Franco Grilli
Emmanuel Macron mund të ketë një lodhje nervore. Presidenti francez në ditët e fundit do të kete anuluar të gjitha angazhimet.
Një rrethanë kjo që ka bërë menjëherë te lindin disa fjalë për llogari të tij dhe veçanërisht për shëndetin e tij. Në praktikë,banori i Elyseut ka të drejtë per nje pauze në fund të vitit dhe në gusht. Anulimi i disa angazhimeve në orët e fundit i ka dhënë frymë thashethemeve. Njëra mbi të gjitha po axhiton mjaft webin. Siç ka vene në dukje Verita,ka qene redaktori i Financial Times, Walter Munchau, i cili ka leshuar një post me titull per me teper kurioz në blogun e tij: “Pauza e Macron ngre disa pyetje shqetësuese”. Pyetja qe paraqitet editorialisti shkon më tej: “Po cfare ndodh nëse thashethemet që qarkullojnë janë të vërteta, dhe Macron është i lodhur, i sfilitur, apo edhe më keq, nëse vuan nga një ezaurim?” Është tipi të cilit mund ti ndodhë “.
Por pas kësaj analize të shkurtër, Munchau e thellon goditjen dhe avancon ndonje dyshim më specifik për shëndetin e të njëjtit Macron: “Në qoftë se është një rast i lodhjes ekstreme,athere do te rishfaqet një Macron i rifreskuar pas një jave.Por në qoftë se është ezaurim, pesë ditë nuk do të bëjnë sigurisht ndryshimin “. Dhe sikur te mos mjaftoje kjo,në postin e tij në Eurointelligence, Munchau flet edhe për sinjalet që do te dëshmonin gjendjen e Macron:
“Shenjat se jo cdo gje shkon mire janë incidentet gjithmone e më frekuente që lidhen me shfryrje të pakontrolluara, si më e fundit në Sllovaki, ku Macron ka referuar udhëheqësit e Hungarisë dhe Polonisë si “koka te çmendura që genjejne njerëzit e tyre me slogane antieuro .” Ka thene se ishin fondet strukturore evropiane që financojne partite e tyre dhe që kanë ndihmuar karrierën e tyre.
” Macron, megjithatë,ka dashur të heshte thashethemet me një dalje publike në Normandi. Zyrtarisht të gjitha angazhimet e tjera janë anuluar për një udhetim te gjate që presidenti do të duhet të bëjë për festen e 100 vjetorit te fitores të Luftës së Madhe. Por me sa duket gjuhet e keqija mbi gjendjen e tij mendore nuk shuhen …
Veritas.com.al/