Humb jetën një besimtare në Kishën e Shna Ndout në Laç. Abc News mëson se gruaja është dërguar për në spitalin e Traumës me autoambulancën e Laçit pasi ka marrë plagë të rënda. Por, siç bëjnë me dije burime për Abc News, gruaja ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Dyshohet se gruaja është rrëzuar teksa ishte në pelegrinazhin e kishës. Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë./abcnews.al