Sali Berisha, 2 herë i zgjedhur President i Republikës, 8 vite Kryeministër i vendit dhe për 30 vite lider i së djathtës, do ta mbyllë karrierën e tij në ‘luftë’ me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas vendimit të SHBA e cila e futi në “listën e zezë”, Sali Berisha ka shpërthyer me akuza kundër aleatit më të rëndësishëm të Kombit Shqiptar dhe ka hedhur në gjyq numrin 3 të administratës, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Padinë ndaj Blinken, Sali Berisha e ka ngritur për shpifje përmes avokatit francez Jean-Yves Le Borgne, një ndër më të kushtueshmit dhe këtë padi e ka ngritur në gjykatën Korreksionale të Parisi, pasi Berisha e cilësoi Francën si një vend neutral në lidhje me këtë çështje.

Berisha tha në konferencë për shtyp se këtë gjë po e bën për të rikthyer dinjitetin e tij të nëpërkëmbur, por shtoi se ky nuk është një akt kundër SHBA-ve, për të cilat shprehet se ushqen ndjenjat e vendit të lirisë. Në lidhje me DASH për akte korruptive dhe se ka minuar demokracinë, për Berishën janë të montuara politikisht në Tiranë në zyrën e Edi Ramës.

“Dje Sekretari i Shtetit në mënyrën më shpifëse vlerësime të gënjeshtërta për personalitetin tim. Dua të theksoj se që kur kam filluar jetën politike, që kur kam prekur rrogën e parë në borderotë e shtetit, dhe gjeri ditën e djeshme nuk ka njeri në Shqipëri apo në botë që mund të thotë që unë kam qenë i implikuar në një afere të zakonshme korruptive. Kam udhëzuar avokatin tim që të ngrejë ndaj z. Blinken padi direkte për shpifje publike. Në qoftë se Sekretari i Shtetit do të paraqiste prova unë do ta konsideroja. Por jo me këto prova të montuara në Tiranë te zyra e Edi Ramës”, tha Berisha.

DASH shpalli ‘non grata’ Sali Berishën si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.

SHBA e akuzoi Berishën se  ka përdorur retorikën e tij për të mbrojtur veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politik nga hetimet e pavarura antikorrupsion dhe masave llogaridhënëse. Sekretari amerikan i shtetit teksa bëri të ditur vendimin e SHBA garantoi se amerikanët do të jenë të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët në Shqipëri, ndërsa theksoi se Berisha kanë minuar demokracinë.