-Gjatë natës pas ‘bombës së borës” – rrugë të përmbytura, trena dhe avionë të anuluar-

Uellsi Perëndimor dhe Anglia Qendrore janë zbardhur nga bora deri në 11 inches thellësi, ndërsa Zyra e Met ka lëshuar tre sinjale paralajmërimi për nesër.

Shoferët janë paralajmëruar mbi akullin vdekjeprurës në rrugë për nesër dhe pritet që temperaturat të bien deri në -15C gjatë natës.

Zyra e Met ka lëshuar tre paralajmërime portokalli për nesër në mëngjes me kushte tradhtare të pritshme që do të zgjasin deri, të paktën, mesditën tjetër.

Paralajmërimet mbulojnë gjithë Uellsin, Midlands, Londër dhe Anglinë Lindore nga Sheffield në Veri deri në Southampton në Jug.

Megjithatë, bora dhe akulli, të cilat krijojnë kushtet më të këqija, priten ne Irlandën e Veriut, në Ishujt Perëndimor dhe Malësitë e Skocisë.

Sot u pa një mot i ngrirë që i detyruan pasagjerët e dëshpëruar të lënë makinat dhe të ecin më këmbë gjatë rrugëve të shkreta për të arritur në aeroporte.

Shumë udhëtarë janë filmuar duke tërhequr valixhet në rrugët e mbuluara nga bora gjatë rrugës për në Aeroportin Luton.

Nora, e cila po tentonte të udhëtonte nga Luton për në Austri, tha se pasagjerët ishin të detyruar të ecnin më këmbë deri në aeroport pasi makinat e tyre kishin ngecur në trafik.

Ajo tha për ‘The Sun’: “Autobusi mbeti në autostradë. Ishte aq keq që njerëzit duhej të linin makinat e tyre dhe autobusët dhe të ecnin gjysmë ore më këmbë për në aeroport.

Por “kur ne arritëm, të gjitha fluturimet i gjetëm të anuluara’.

Veritas.com.al/

Snow

Snow

Snow

Snow

 

Snow

Snow

Snow

Snow

Snow

Snow

Snow