Por këtë hartë që skuq, Presidenti Trump nuk do ua lejojë ta kollofitin, apo ta tjetërsojnë në pseudo-majtiste, sepse amerikanët votuan djathtas. Dhe atje ku populli voton, nuk ka Zot mbi dhe që ta ndryshojë.

Tashmë është radha e Gjykatës Supreme të vendosë ligjin dhe të drejtën dhe të shpartallojë të mallkuarit majtistë që vendin e lirive, e shndërruan në Albanistan.

Zgjedhjet do i përkasin popullit dhe populli amerikan votoi djathtas, votoi Trump. E ardhmja u përket patriotëve dhe jo globalistëve.

Nominimi i dytë i Trump-it si President do të jetë shpëtim për Amerikën dhe gjithë botën, sepse do të jetë momenti i fillimit të asgjësimit të farës komuniste nga bota e qytetëruar dhe e izolimit të Kinës komuniste, apo edhe e Lindjes terroriste.

Lutjet tona për Trump dhe për popullin amerikan, që për herë të parë në histori, po i tjetërsohet vullneti i votës.

Po e mbyll këtë shkrim me një shprehje të Gadit të madh:“E vetmja gjë që del, nga të pranuarit e të hedhurti ‘sy ndër sy’ që ju bën dikush, është që të përfundojmë që e gjithë bota të verbohet, nëse nuk reagoni, ndoshta duhet edhe të hakmerreni me atë që ‘sy ndër sy’ përpiqet tua hedhë.”/ Mast.al

Me qindra tweet, me qindra postime në Facebook, me qindra fjalime të Presidentit Trump për një parashikim profetik, që kishte të bënte me përpjekjet e të majtëve diabolikë të Amerikës, për tjetërsimin e votës, për vjedhjen dhe manipulimin e saj, pikërisht mes votës postare, ditën e zgjedhjeve.

I doli parashikimi presidentit Trump! Jo vetëm i doli, por kjo disfatë për Republikën e Lirisë dhe Ligjit, për Shtetin e Kapitalit dhe Balancave të Kontrolluara, këto akte komuniste në thelb, që lidhen me tjetërsimin e votës, janë akti makabër i së majtës amerikane për të gjunjëzuar Superfuqinë në sytë e botës.

Këtë Amerikë ëndërrojnë për të paktën 40 vite, këtë Amerikë dëshirojnë, një vend mes të tjerësh globalistë, në kuadrin e Rentit të Ri Botëror, që nuk do të ishte më qendra e botës, por periferi konsumatore e Kinës dhe interesave të majtisto-globalistëve, një shtet thuajse anarkisto-korruptiv, i përngjashëm me Shqipërinë, vendet e Lindjes, apo shtetet në zhvillim.

Presidenti Trump, qeverisja e tij e 4 viteve, politikat e tij shënuan rekorde të rritjes ekonomike dhe të punësismit, shënuan rekorde “zero” luftërash dhe përplasjesh të armatosura, ku vriteshin bij nënash. 4 vite që shënuan një politikë ndryshe anti-sistemike, antiglobaliste, pro amerikane, por tejet largpamëse. 4 vite ku u skeduan dhe u shenjëzuan hijenat e globalizmit, thithlopat e financave, strategët e një shoqërie të amoralshme, të cilëve pati kurajon t’u dalë përballë Presidenti i Amerikës dhe t’i demaskojë në sytë e popullit të tij dhe gjithë botës.

Më pas ky President u përball me një luftë biologjike dhe një virus kinez dhe nuk e thyen dot as me këtë. Dhe ja ku erdhën zgjedhjet dhe populli amerikan qëndroi në lartësinë e duhur, si gjithmonë kur shikon se kapiteni po e çon anijen drejt bregut pa e zhytur atë, me ankorim të butë dhe të sigurtë, për ta rikthyer në ujëra të hapura.

Përgjigja e popullit amerikan me votë mbështetëse për Presidentin Trump si kurrë më parë, si rrallë ndonjëherë për një president atipik, aspak politikano-partiak, por një patriot dhe sipërmarrës i susksesshëm, që nga posti i presidentit sfidoi shumë e shumë paraardhës të tij.

Një mbrëmje fantastike ajo e 3 nëntorit. Kudo votat pro Trump. Një fitore e paimagjinueshme në Florida. Një fitore e thellë në Texas dhe në shumë e shumë shtete. Një valë vote republikane si kurrë më parë. Pjesëmarrje e pahasur në historinë e Amerikës, për hir të njërit dhe të vetmit frymëzues dhe shpresëdhënës për Amerikën dhe globin, Donald Trump.

Shtetet një pas një kalonin në “koshin” e republikanëve dhe revanshi i fitores ishte i padiskutueshëm.

Por ja që në të njëjtin territor jetojnë të majtë, komunistë, anarkistë, antifa dhe të paguar nga diabolë si Soros dhe zvarranikë të tjerë zerosh shifrore monetare, që mashtrimin dhe tjetërsimin e kanë në ADN, që amoralitetin e kanë formë jetese, që imoralitetin e kanë ekzaltim dhe përmbushje, që shkatërrimin e gjithkujt për interesat e “elitës” diabolike e kanë mision.

Dhe sot Amerika i vjen anësh Shqipërisë. Normale të ndodhë kështu, sepse në Amerikë janë ustallarët e majtë që kanë këtu tek ne çirakë. E sidoqoftë, ustai di diçka më shumë se çiraku, kur vjen puna për votime dhe numërime. Komunistët, ju e dini, i urrejnë zgjedhjet, votimet.

Në një shtet të Amerikës kemi 100 mijë më shumë vota sesa votues të regjistruar.

Në një shtet tjetër, për një orë, hapen 138.339 vota postare dhe janë që të gjitha për Biden dhe asnjë për Trump. Dhe ku? Në një shtet ku Trump deri në atë moment kishte avantash me më shumë se 5%.

Në një tjetër qendër votimi, gjatë natë hynin kuti të mbushura me vota nga civilë me makina private dhe askush në atë shtet nuk reagon. Ndoshta Presidenti duhet të shkarkojë guvernatorin.

Në një tjetër shtet, në zonën më të flaktë pro Trump, njerëzve u jepej një laps i njomë për të votuar dhe jo stilolaps, e në këtë formë makineria nuk e njihte votën, teksa boja e lapsit të njomë përhapej në letër dhe kompjuteri e nxirrte si të pavlefshme.

Në një rast tjetër, një person nga komuniteti negër rrëmben vota postare pro Trump dhe i djeg në një park afër qendrës së numërimit. Jo vetëm kaq, e filmon aktin dhe e poston në Twitter. Këto postim, Twitter nuk e heq, përkundrazi. Por heq brenda 20 orësh 3 postime të Presidentit të Amerikës.

Në më shumë se 5 shtete gjatë natës janë futur me qindra mijëra vota postare për të tjetërsuar rezultatin. Në të gjtiha shtetet kryesonte presidenti Trump.

Në një tjetër shtet, në një zonë rezulton se kanë votuar 89% e popullsisë, gjë që nuk ndodh kurrë dhe askund, dhe jo vetëm kaq, ishin ngritur të vdekurit nga varri dhe kishin votuar për të vdekurin e pavarrosur Biden.

Në një tjetër shtet, në disa qendra numërimi nuk lejohet të qëndrojnë në sallë vëzhguesit e Partisë Republikane.

Nga ana tjetër Media e blerë apo e shitur, luan një kaba të shëmtuar mashtrimi të opinionit publik me rezultate të mjegullta dhe propagandë histerike anti-Trump.