Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të moshuarit që kanë dalë në pension para vitit 2014, marrin më pak pension se ata që kanë dalë pas këtij viti.
Komentet Rama i bëri gjatë një takimi me qytetarë në Bulqizë, ku tha se kjo vjen për shkak të reformës së realizuar nga qeveria e tij.
Ai shtoi se pensionistët sot janë të detyruar të paguajnë haraç për marrëzinë e qeverive që kanë qenë në pushtet para tij.
Sipas Ramës, qeveria e djathtë që ishte në pushtet, e mbajti sistemin e pensioneve si në komunizëm, pavarësisht se dilnin e premtonin reformism.
“Shifrat e rritjes ekonomike, që janë shumë domethënëse dhe që tregojnë që në këtë dekadë Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë të PBB, pra të ekonomisë kombëtare në të gjithë rajonin, është një rritje që nuk ka përfshirë vetëm punonjësit e esektorit publik, pagat e të cilëve janë thuajse trefishuar, por përfshin edhe pjesën më vunerabël të shoqërisë, pensionistët, të cilët i paguajnë akoma haraç marrëzisë së viteve para se ne të merrnim detyrën.
Të gjithë pensionistët që dalin në pension, prej 2014, kanë pensione më të larta se ata që kanë dalë para 2014. Sepse atë reformë që të tjerët përpara nuk e bënë, por e mbajtën sistemin e pensioneve si në komunizëm, megjithëse bërtisnin e ulërinin rrugëve si të djathtë, e bëmë ne dhe sot pasqyra e gjithë sistemit të pensioneve tregon qartë se kush di ta qeverisë dhe kush vetëm mund ta shkatërrojë këtë vend”, tha Rama.
Komente