Në Dibër, kamerat amatore të nxënësve që ndodheshin në autobuzin e shkollës, kanë regjistruar shoferin e furgonit të shkollës tek dhunon dy prej fëmijëve.
Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për ‘Balkanëeb’ se ngjarja ka ndodhur sot.
Në pamjet në fjalë shihet se si shoferi i mjetit godet me shpulla një djalë, ndërsa të tjerët shohin skenën. Por ai nuk mjaftohet me kaq, pasi nis të godasë dhe një tjetër fëmijë më të vogël në trup, vetëm pse po qeshte, gjë që ka acaruar edhe më shumë shoferin.
Shoferi, thuhet se ka qenë i dehur, pak pas ngjarjes është shoqëruar në polici. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Veritas.com.al/