Kryeministrja e Finlandës u bë kryeministrja më e re në botë pasi mori mandatin në moshën 34-vjeçare në vitin 2019.
Ajo ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për shkak të shkuarës së saj. Ajo u lind në 16 nëntor të vitit 1985 në Helsinki, Finlandë.
Sanna Marin u rri në Pirkkala ku mbaroi shkollën e mesme në vitin 2004. Prindërit e saj u ndanë kur ajo ishte në moshë shumë të re dhe ajo u rri me nënën e saj lesbike dhe partneren e saj.
Në vitet e mëvonshme ajo studio shkenca komunikimi në Universitetin e Tampere (MA, 2017). Në vitin 2020 Marin u martua me Markus Räikkönen, me të cilin u bekua me një vajzë në vitin 2018.
Marin kishte punuar si arkëtare dhe paralelisht edhe në një furrë buke dhe më pas iu bashkua të rinjve të Partisë Social Demokrate në vitin 2006.
Dy vite më vonë ajo kandidoi për një vend në këshillin e qytetit të Tampere. Edhe pse nuk arriti të sigurojë një vend në këshill ajo arriti të përgjidhej në vitin 2012.
Marin e mbajti atë post deri në vitin 2015 dhe dy vite më vonë u zgjodh nënkryetare e parë e socialdemokratëve dhe gjithashtu u rizgjodh në këshillin e qytetit.
Në zgjedhjet parlamentare 2019 ajo ruajti vendin e saj dhe kryeministër u bë Antti Rinne, lideri i socialdemokratëve. Ai emëroi Marin ministër të Transportit dhe Lidhjeve.
Rinne dha dorëheqjen dhe Marin e zëvendësoi atë në postin e kryeministrit në 10 dhjetor të vitit 2019. Marin ishte gruaja më e re që kishte marrë drejtimin e një qeverie në botë.
Marin konsiderohej si një nga anëtarët më të majtë të partisë dhe admirohej për mendimin e saj të qartë dhe fokusin e saj në politikë.
Tani ajo drejton Finlandën dhe po sfidon Rusinë, duke paralajmëruar se do bashkohet me NATO-n.
Gjë që ka sjellë irritimin e Moskës, që ka kërcënuar Finlandën të mos e bëjë këtë, ndryshe do pendohet.
Sot ndërkohë ajo vizitoi Tiranën, nga ku mori mbështetje për anëtarësimin në NATO