(FOTO: Vuçiç, kryeministër i Serbisë)

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçië ka kërcuar se do të braktisë konferencën ndërqeveritare që do të mbahet nesër në Bruksel. Kushti që ka vënë për këtë është së “nëse Kroacia nuk e heq bllokadën” ndaj hapjes së Kapitullit të 26, të negociatave për anëtarësim në BE.

Mosmarrëveshjet e qeverisë së Serbisë me Kroacinë zënë fill që në luftën civile të vitit 1994, për të cilën Vuçiç pat deklaruar se “për një serb duhet të vrasim njëqind të tjerë”.

Aleksandër Vuçiç, i cili ka udhëtuar sot në Bruksel, ka thënë për televizionin publik serb, se nëse përfaqësuesja e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini “nuk arrin një marrëveshje” për të zhbllokuar kapitullin, ai do të largohet sonte nga Brukseli dhe nuk do të marrë pjesë në konferencën e fundit ndërqeveritare, në të cilën do të diskutohet për hapjen e kapitujve të rinj për anëtarësim.

Pak më parë kryeministri i Serbisë kishte deklaruar se “Serbia nuk do të jetë kurrë kundër Rusisë”. Nuk dihet pse duhej kjo deklaratë në atë moment kur po nisej për në Bruksel…

/Veritas.com.al/