Koment/ Fjala ‘ndërkombëtarët’ nuk ka hyrë rastësisht në fjalorin e politikës, por dinakërisht fsheh aleatët kryesorë të kombit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian. Kur thotë ‘ndërkombëtarët’, politikani ka përfshirë edhe përfaqësi të shteteve si Egjypti, Palestina, Vietnami, Malajzia, etj. Sigurisht, secili do të ishte aq mendje- hapur sa të mos e besonte fatin e kombit në këshilla prej këtyre shteteve. Kombi ka aleanca dhe shpresa te aleanca me Shtetet e bashkuara dhe bashkimi Europian. Të dy këta aleatë të mëdhenj nuk janë përfillur, ose janë kundërshtuar nga partitë opozitare gjatë proceseve të fundit që sollën ‘krizën’ siç e quan presidenti Meta.
Në një deklaratë për median, sot presidenti i Republikës, i bën thirrje klasës politike që të ‘mos fshihet prapa asnjë ndërkombëtari’, duke nënkuptuar Amerikën dhe Europën. Presidenti Meta dëshmon se është në të njëjtën linjë me LSI dhe PD për izolimin e demokracisë në vend prej SHBA dhe BE.
“Dua t’ju siguroj juve dhe të gjithë shqiptarëve se presidenti i ka bërë të gjitha veprimet e tij prej kohësh për të evituar këtë krizë serioze, jo vetëm politike, kushtetuese, institucionale por dhe përfaqësimi tashmë është për të ardhur keq që palët kanë nxituar dhe nxitojnë për të thelluar këtë krizë. Por përsëri është detyra ime të bëjë thirrje për reflektim nga të gjithë sepse duhet të shikojmë interesin e vendit dhe të qytetarëve të tanë të cilët kërkojnë normalitet por njëkohësisht edhe të vazhdojmë të shtojmë kontributin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në këtë rajon dhe me sfida të rëndësishme dhe kjo situatë e brendshme nuk na ndihmon në këtë drejtim”, tha Meta.
Meta i bëri apel klasës politike të mbajë përgjegjësitë dhe të mos fshihet pas asnjë ndërkombëtari.
Ilir Meta: “Mendoj se klasa politike të mbajë përgjegjësitë e saj dhe të mos fshihet pas asnjë ndërkombëtari. Çështja të zgjidhet në mënyrë transparente dhe larg pazareve dhe shpërdorimeve të ndonjë ndërkombëtari”
Veritas.com.al/