Ka reaguar sërish kryeministri Edi Rama lidhur me protestën e studentëve, këtë herë në Instgram.
Kryeministri ka huazuar një nga posterët kryesorë të njërës nga protestat më të mëdha të vitit 2918 në Europë. ‘ALL WE NEED IS TALK’, shkruhet në pankartën e protestës Europiane.
Kryeministri Rama, duke sjellë idenë europiane të protestës, i kërkon studentëve protestues që të ‘vijnë të bisedojmë’.
“GJITHÇKA NA DUHET ESHTE TE FLASIM – Parulla e njërës prej protestave më madhështore të vitit 2018 në Europë…”- shkruan Rama në instagram.
Veritas.com.al/