Ambasada e Gjermanisë dhe Francës në vendin tonë ka reaguar për Ora News lidhur me bojkotimin e e fjalës së kryeministrit Rama nga ambasadorët Zingraf dhe Barsacq në takimin për aministinë fiskale.

“Ne e lamë sot në mëngjes mbledhjen për amnisti fiskale sepse të dy kishim takime. Ne ndajmë plotësisht pikëpamjet e shprehura nga Delegacioni i BE-së” thuhet në reagimin e Elisabeth Barsacq dhe Peter Zingraf.

Qeveria shqiptare mbetet e vendosur për miratimin e aministisë fiskale pavarësisht paralajmërimeve të organizatave ndërkombëtare dhe të shoqatave të investitorëve të huaj.

Madje në takimin konsultativ për këtë draft ai i ka cilësuar këto si ndërhyrje në autonominë e shtetit dhe mungesë qeverie.