Kryeministri dhe kryetari i Partisë, sot ka mundur të hapë sheshin Skënderbe, të ndaluar prej kohësh për qytetarët, dhe ka takuar të rinj të Tiranës.
Duket se e gjitha është bërë për t’i lëshuar një mesazh Ilir metës- aleat në qeverisje. Ai i ka thënë Metës se “po të jemi bashkë ne socialistët, Demokratët nuk fitojnë kurrë”.
Duket se Rama ka kuptuar se në zgjedhjet e ardhshme mund të mos e ketë LSI-në e Metës me vete.
Pa LSI, Rama e ka të sigurt humbjen. Edhe në zgjedhjet e kaluara ai doli më i humbur se në zgjedhjet e mëparshme, ku PS mori tre deputetë më pak; por duke u bashkuar me LSI mundi të bëjë maxhorancë parlamentare.
Pas mesazhit për Metën, Rama nuk tha më shumë, veç sulmit kundër Bashës. Menjëherë pas kësaj, sheshi Skënderbej u mbush me fishekzare.
/Veritas.com.al/