Kryeministri Edi Rama ka ndenjur gjatë në Dibër, ku është takuar me banorë, fermerë dhe qytetarët, duke iu kërkuar votën. Por situatën më të vështirë duket se e ka pasur me një burrw nw moshw, i cili sipas rrëfimit të vetë kryeministrit është denbabaden i djathtë.
Në një tavolinë plot me burra, Rama i është drejtuar votuesit tw djathtw duke i thënë se e di se për kë do votojë. Por ai e ka kundërshtuar dhe më pas i ka dhënë besën kryeministrit, i cili e ka falënderuar me një puthje.
“Një i djathtë denbabaden që më rraskapiti sa të gjithë intervistuesit bashkë në një vit”, thotë Rama në përshkrimin e videos.
DIALOGU:
Rama: Unë që sot e di kujt do ja japësh votën ti.
Dibrani: A…ku e di?
Rama: S’ta them!
Votuesi: Do ta jap ty.
Rama: Jo nuk ma jep mua ti votën.
Votuesi: Kush tha?
Rama: Ta them unë.
Votuesi: A të jap besën që ta jap?
Rama: Mos më vër në pozitë mua.
Votuesi: E jo, jo mos luj pra…
Rama: Hajde ma jep!
(Votuesi tërheq dorën)
Rama: E sheh nuk ma jep.
Votuesi: Ta jap pra…
Rama: A do ma japësh?
Votuesi: Po për Zotin!
Rama: A bravo, hajde të puth i çik.
Rama: Ta mora votën…