Kryeministri Edi Rama ishte sot në Pescara për të marrë pjesë në nisjen e vitit akademik me ftesë të universitetit të njohur, Gabriele d’Annunzio të Chieti-t dhe për të marrë nderimin prestigjoz “Urdhri i Minervës”.

Ai foli për shtypin ialian rreth kësaj vizite dhe raportet e Shqipërisë me Italinë dhe Evropën në tërësi.

“E ndjeva të ftoja një person të veçantë si kryeministrin Rama, i cili ka qenë gjithmonë pranë vendit tonë dhe dua ta falënderoj që na vizitoi dhe të marrë këtëfalenderim të veçantë  për atë që bëri për të ndihmuar Italinë në një moment të vështirë. Faleminderit!”

Kjo ishte ajo çfarë tha në fillim të ceremonisë rktori i Universitetit.

Në fjalën e tij kryeministri Rama tha: “Do të përpiqem ta them kur do të kem rastin dhe nderin të flas në sallën e ceremonies, por mund të them se kur mora këtë mesazh, këtë ftesë, mendova se ishte vetëm për të marrë pjesë në ceremoninë e vitit akademik. Pastaj, kur kuptova se ishte më shumë dhe se isha, le të themi i zgjedhur, nga ky universitet me reputacion të madh për të qenë krah për krah me personalitete shumë të rëndësishme që kishin marrë më parë këtë titull nderi, u ndjeva pak në siklet sepse unë them gjithmonë jam i vetmi në qeverinë time që nuk kam një titull akademik, të gjithë e kanë.

“Urdhri i Minervës” është ndër titujt më të lartë të botës së akademikëve.

Më pas bëra një reflektim mbase e kuptova se për çfarë bëhet fjalë, por në fund është e qartë se unë marr diçka që i përket Shqipërisë, popullit shqiptar dhe të gjithë atyre që na kanë bërë ne, brezin tonë, këta që jemi kur bëhet fjalë për mikpritjen dhe përmbushjen e detyrimeve. Ndaj Italisë kemi një detyrim për të nderuar, të cilin një jetë nuk mjafton për ta nderuar plotësisht”.

Më pas zoti Rama foli për gazetarët e pranishëm në këtë ngjarje.

-Shqipëria, për mendimin tim, ka një rol kyç në kujtesë, sidomos në këtë moment historik. Për emigrantët veanërisht, edhe për këta të fundit, për fat të keq me humbje jete të shumta në numër, edhe sepse po përjetojmë momente lufte. Ne i kemi mirëpritur, ne jemi miqtë tuaj dhe ju jeni miqtë tanë. Çfarë mund të bëhet për të punuar së bashku për paqen.

Kryeministri Edi Rama: Është një përpjekje e madhe që po bëjnë të gjithë si ata që po dërgojnë armë në Ukrainë, ashtu dhe ata që janë kundër dërgimit të armëve. Të gjithë duan paqen dhe nuk është e thjeshtë pasi ndodhemi në një gjendje tejet të veçantë, do të thoja një agresion ushtarak në Evropë duke vënë diskutim, në mënyrë brutale, do të thoja, sovranitetin dhe integritetin territorial të një vendi evropian. Sigurisht që do të ishte ideale të kishim një paqe pa përdorimin e armëve, por nuk e shoh të mundur këtë, të kthesh faqen tjetër është një ide shumë e mire, por jo atëherë kur bëhet fjalë për një pushtues.

Historia nuk na servir asnjë rast në të cilin duke i drejtuar faqen tjetër një pushtuesi është arritur paqja dhe pushtuesi është kthyer në shtëpinë e tij.

Duhet të përpiqemi të ekuilibrojmë të dy gjërat, është shumë më e thjeshtë të thuhet se sa të veprohet por duhet domosdoshmërisht të punojmë çdo ditë për të krijuar një spirale të mundshme negociatash ndërsa luftimet vazhdojnë pasi nëse Ukraina nuk do të jetë në gjendje të thotë fjalën e saj atëhere çdo gjë do të kishte përfunduar tashmë që më siguri nuk do të ishte paqja, por pushtimi ushtarak i një vendi evropian. E papranueshme.  Por nga ana tjetër duhet të përpiqemi gjithmonë. Ka të tjerë shumë më të zgjuar se unë për të dhënë një zgjidhje. Unë momentalisht nuk shoh zgjidhje tjetër veç zgjidhjes që kanë përcaktuar të gjitha vendet perëndimore, pasi kanë reflektuar mjaftueshëm rreth kësaj, pra, të rezistosh deri në fund për të imponuar në fund një zgjidhje të negociuar.

-Keni frikë për territorin tuaj?

Kryeministri Edi Rama: Nuk do të thoja, ne jemi anëtarë të NATO-s, gjendemi krejtësisht në kushte të tjera, me siguri rajoni ynë është një rajon vulnerabël, një rajon i përbërë prej 6 Vendesh, flas këtu për Ballkanin Perëndimor, 3 prej të cilëve janë anëtarë të NATO-s, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, një është qartësisht krah NATO-s në të cilin ndodhet edhe një bazë e NATO-s, pra Kosova,  “Kosovo” siç i thoni ju, por thuhet Kosova dhe pastaj kemi Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën ku ka një republikë Srpska ku ndikimi rus është shumë i fortë  dhe ku ka një zemërim i madh ndaj NATO-s, ndaj Perëndimit, ndaj Shteteve të Bashkuara dhe ndaj Evropës në përgjithësi, pra këmi të bëjmë me një situatë vulnerabël ndaj dhe po punojmë çdo ditë për të mbajtur Serbinë dhe kombin serb nga ana jonë. Deri tani po funksionon dhe unë jam besimplotë se do të vazhdojë të funksionojë.

-Zoti Kryeministër, Abruzzo dhe Shqipëria po afrohen gjithmonë e më shumë, këtë e konfirmon dhe lajmi i sotëm se do të ketë një fluturim direkt nga Pescara drejt Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama: Po, patjetër, sa më shumë fluturime të ketë aq më shumë njjerëz mund të lëvizin. Tashmë është bërë mëse e zakonshme që shumë qytetarë udhëtojnë nga Italia drejt Shqipërisë dhe anasjelltas, nga Shqipëria drejt Italisë. Janë të shumtë shtetasit italianë që vijnë në Shqipëri. Si italianët dhe shqiptarët ankohen se nuk ia dalin dot por kur bëhet fjalë për udhëtime, e gjejnë mënyrën.

-Dita e sotme është për ju një ditë e veçantë pasi do të merrni Urdhrin Minerva nga Universiteti Gabriele d’Annunzio.

Kryeministri Edi Rama: Unë jam ai që do e marrë këtë Urdhër, por sigurisht, duke lënë mënjanë modestinë pasi modestia nuk është një nga pikat e mia më të forta, unë bëra vetëm diçka duke përfaqësuar një vend të tërë dhe ky Vend kështu është, ndoshta nuk është i pasur, ndoshta nuk është aty ku duhet të jetë apo ku do të jetë, nga të gjitha këndvështrimet. E kam fjalën këtu për faktin se është një vend që duhet të integrohet në Evropë. Por është një Vend që nuk do të harrojë kurrë atë çka Italia ka bërë për shqiptarët dhe do të jetë krah Italisë, pranë saj, pasi është diçka që vjen natyrshëm.