Kryeministri Edi Rama tha se më datë 4 korrik, ditën e lindjes së tij, pret një dhuratë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I pyetur se për çfarë bëhej fjalë ai tha se nuk mund ta zbulonte, megjithatë Rama u shpreh se do të jetë një dhuratë shumë “speciale”.
-Zoti Rama më vjen një mesazh, përse nuk udhëtoni në SHBA më thotë, keni frikë?
Edi Rama: Ça mo?
–Pse nuk udhëtoni në SHBA?
Edi Rama: Unë nuk udhëtoj në SHBA?
-Së fundmi e ka fjalën.
Edi Rama: Po kur për shembull?
-Muajt e fundit. Pas çështjes McGonigal.
Edi Rama: Po pse për çfarë të shkoj në SHBA, për turizëm? Akoma me McGonigal? Ha më Fevzi, a të kujtohet që menduan që doli McGonigal dhe rrëzuan qeverinë?
Pres të kem një dhuratë shumë speciale nga SHBA për ditëlindjen time, më 4 Korrik dhe do ta ftoj dhe Beratin (Buzhalën) me shumë kënaqësi, ta ndajë atë dhuratë me mua, sepse do jetë shumë i lumtur kur ta ndajë.
-Do shkosh në Amerikë?
Edi Rama: Jo jo do marr një dhuratë nga Amerika në 4 Korrik, pres shumë.
-Pret një dhuratë më 4 korrik?
Edi Rama: Po nga Amerika këtu.
-Mos ta sjellin McGonigal këtu?
Edi Rama: Po s’kam sesi e them. Beratin do ta ftoj.
-Dikush tjetër do të shpallet non grata zoti Rama?
Edi Rama: Jo moj jo, dhuratë për ditëlindjen time.