Sali Berisha, kur ka qenë kryeministër i vendit ka shpenzuar dy herë më shumë se Edi Rama në vit, ndërkohë që ka pasur më pak se gjysmën e intensitetetit diplomatik të Kryeministrit aktual.

 Rama ka publikuar në twitter, jo vetëm përgjigjen ndaj akuzave të Berishës, por ka ofruar një dystinë të dhënash për periudha të ndryshme. Në disa pastime të tij, Rama ka shpjeguar se nuk ka asgjë të vërtetë nga shifrat e publikuara nga Berisha dhe mediat pranë tij.

“Tjetër shembull se si shpifja  monumentale e miliona euro për udhëtimet me avion tregon, që rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve tallen me përbuzje me shqiptarët: Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë”, shkruan Rama.

Më pë pas ai ka akuzuar prokurorët e Tiranës që nuk kanë zhvilluar asnjë hetim, megjithëse kanë pasur material të qarta nga ana e qverisë.

“Pastrues parash dhe evazorë  të mëdhenj fiskalë janë denoncuar prej kohësh në prokurorinë e TR nga administrata tatimore! Ndërkohë që prokuroria fle mbi dosje këta prodhojnë e amplifikojnë tërë ditën kundër qeverisë lajme të rreme,akuza të mëdha,muhabete të dehurish nga urrejtja”, thekson Rama!

Në lidhje me shifrën e përdorur nga mediat pranë Berishës, ai shton: “Shpifja monumentale e miliona € tregon jo veç degjenerimin e rublaxhinjve të opozitës e gjobaxhinjve të ekraneve,po dhe përçmimin e tyre për shqiptarët”

Kryeministri, sshkruan gjithashtu në sqarimin e tij se “Sikur udhëtimet e mia të punës t’u kushtonin shqiptarëve sa llogaritë që bëjnë nongratat, spiunët dhe topat e mediave të baltës, unë do të isha thjesht njëri prej tyre, po nuk kam asgjë të përbashkët me ta që më ngatërrojnë me veten dhe me charter-at e tyre!

Avioni që unë përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion për të cilin jam akuzuar edhe më parë nga të njëjtët delenxhinj dhe i kemi dhënë të plota faktet se pse dhe si konkretisht bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të gjithëhershëm të qeverisë”!

Krahasimi i shpensimve të Edi Ramës dhe Sali Berishës

Sali Berisha, Kryeministër 2008- 261.023 Lek të reja

Edi Rama, Kryeministër 2022- 120.459 Lek të reja

Sali Berisha, Kryeministër 2010-  251.365 Lek të reja

Edi RamaKryeministër 2021- 64.972 Lek të reja