Lideri jetëgjatë i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan thotë se rezultati jo zyrtar i zgjedhjeve presidenciale tregon se ai ka fituar zgjedhjet në raundin e parë.

Zoti Erdogan ka  53%, ndërsa rivali më i afërt, Muharrem Ince, është te 31%, raprton media shtetërore, kur shumica e votave janë numëruar.

Zoti Erdogan gjithashtu tha se aleanca qeverisëse e Partisë së tij  AK ka siguruar maxhorancë në Parlament, dhe se sondazhet janë një provë e suksesshme e demokracisë.

Por opozita deklaron se është shumë herët për të deklaruar rezultain.

Sipas Kushtetutës së Turqisë, presidenti që del nga këto zgjedhje merr një pushtet shumë të fuqishëm.

Disa kritikë thonë se roli i pakufizuar do të dëshmojë pushtet të madh të përqëndruar në duar të një personi, dhe se Turqisë i mungon një pushtet i balancuar mes pushtetit presidencial e ekzekutiv si në Shtetet e Bashkuara dhe Francë.

Veritas.com.al/