(FOTO: Edward Snowden)

Edward Snowden kërkoi garanci që të mos ekstradohej në Shtetet e Bashkuara  në qoftë se do të vizitonte Norvegjinë. Por kërkesa e tij u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë e Norvegjisë.

Ish spiuni plotësoi një kërkesë në prill ku kërkonte siguri për të kaluar përmes Norvegjisë që të merrte çmimin  për “fjalën e lirë’.

Kërkesa u hodh poshtë nga gjykata e distriktit të Oslos dhe nga gjykata e apelit.

Zoti  Snowden është një analist i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, i cili nxori informacione me detaje nga survejimi sekret i Shteteve të Bashkuara.

Si rezultat, ai tani përballet me akuza nga Shtetet e Bashkuara, që mund ta dërgojnë në burg deri 30 vjet.

Avokati i zotit  Snowden ka thënë në fund se në qoftë se ai ekstradohet në Shtetet e Bashkuara mund të jetë dënim i “pashmangshëm” me burg ndaj tij.

Zoti Snowden ka jetuar në Rusi, jashtë influencave të autoriteteve të Shteteve të Bashkuara, që nga viti 2013.

Ai shpresonte të udhëtonte në Oslo për të marrë Çmimin “Ossietzky” për “përpjekje të shquara ndaj lirisë së shprehjes”.

Çmimi ishte gati t’i prezantohej në fillim të këtij muaji.

Por Gjykata Supreme e Norvegjisë tha se nuk mund të jepte garanci, përderisa SHBA nuk ka bërë kërkesë për ekstradim.

/ Veritas.com.al/