Ilir Meta- kryetar i Lëvizjes për Integrim, aleat kryesor i socialistëve të kryeministrit Rama në qeverisje dhe kryetar i Kuvendit, do të mbledhë sonte në ora 19.00 Kryesinë e Partisë. Kështu njofto këshilltari i Metës, Emiljano Aleksi.
Mbledhja është njoftuar me ngut dhe po flitet se kjo ka ndodhur për sjkak të kohës së shkurtër që nga darka e djeshme mes kryetarit të LSI, Meta dhe kryetarit të PS, Rama. Mediat që mundën të marrin informacion sado të paktë, raportuan se darka dështoi për shkak se zoti Meta kërkoi dorëheqjen e kryeministrit pas protestës popullore të prirë nga opozita.
Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 19:00 në ambientet e LSI-së.
/Veritas.com.al/