(FOTO: Justin Trudeau, kryeminister i Kanadasë)/

Një sondazh i ri dëshmon se kanadezët nuk e besojnë qeverinë e tyre për herë të parë pas 17 vjetësh; si pasojë e një serie skandalesh etike që rrethojnë kryeministrin liberal Justin Trudeau.

Sondazhi, një pjesë e studimit global i njohur si Edelman Trust Barometer, konkludoi se mosbesimi është i thellë mbi institucionet e shtetit dhe elitat,ai  numëron 3 në 4 kanadez që përgjigjen se besojnë më shumë informacionet që dalin ilegalisht se sa informacionin nga qeveria.

Qendra e sondazhit Edelman zbuloi se vetëm 43 për qind e kanadezëve e besojnë qeverinë, ndërsa 57 për qind nuk e besojnë. 80 për qind e kanadezëve thanë se “elitat që drejtojnë vendin janë jashtë kontakteve me njerëzit e zakonshëm”. Për krahasim, në Shtetet e Bashkuara- një komb që shpesh është më mosbesues se kanadezët ndaj ët zgjedhurve të vet, 52 për qind e të anketuarve thanë se e besojnë qeverinë e tyre. Kjo shifër është rritur nga 44 në 52 në krahasim me atë që ishte (44) në periudhën e presidentit Obama në vitin 2015.

/Veritas.com.al/