Policia egjiptiane ka vrarë 40 persona të dyshuar si terroristë gjatë një operacioni të shtunën pas një bombe që shpërtheu gjatë rrugës dhe që qëlloi autobusin e turistëve, duke marrë jetën e tre operatorëve turistikë vietnamez dhe një guide egjiptiane.

Të dyshuarit u vranë në përplasje të veçuara në Giza- shtëpia e piramidave të famshme të Egjiptit, tha ministri i Brendshëm.

Tridhjetë “terrorist” u vranë gjatë dy përpjekjeve në Giza ndërsa të tjerët, dmth., 10 të tjerë u vranë në Sinani Verior- sipas një deklarate që nuk e lidhi sulmin me bombë direkt te autobusi i turistëve.

Burimi tha se autoritetet kishin marrë një informacion se të dyshuarit po përgatisnin një rrebesh sulmesh kundër institucioneve shtetërore  të turizmit dhe kundër kishave.

Veritas.com.al/