Autorja më e shitur e New York Times dhe kolumnistja konservatore populiste, Ann Coulter, thotë se Presidenti Trump përfaqëson atë që e Majta politike dhe media establishment “urren për Amerikën, që janë amerikanët”, në një intervistë ekskluzive me SiriusXM Patriot te Breitbart News Daily.

Në një intervistë me Breitbart News Editor-in-Chief Alex Marlow, Coulter tha se liberalët kanë përdorur emigracionin për të ndryshuar demografikisht Shtetet e Bashkuara në mënyrë që të evitojnë “të kujdesen për pjesën tjetër qendrore të vendit”.

Coulter tha:
Ai është një përfaqësues i asaj që ata urrejnë për Amerikën, që janë amerikanët. Ata urrejnë kulturën e armëve, urrejnë njerëzit e bardhë, urrejnë pjesën qendrore të Amerikës dhe tani me ndryshimet demografike, qe ata kanë bërë përmes emigracionit, ata nuk kanë nevojë të kujdesen për pjesën qendrore të vendit.

Ata kanë Wall Street, ata kanë Silicon Valley, ata kanë brigjet, kështu që ata mund të ndalojnë së pretenduari se pëlqejnë … të kujdesen për njerëzit në Indiana. Sulmi i tyre ndaj Trump, unë mendoj se është vetëm … se ata janë në gjendje ta bëjnë këtë pa pasur më të voglin siklet për të sulmuar Wal-Mart-in sepse ai është teknikisht një njeri i pasur që është president. Ata e shohin atë si përfaqësues të çdo gjëje që ata urrejnë për Amerikën, e cila përsëri, siç them, janë amerikanët.

Libri i ri i Coulter-it, Rezistenca është e kotë! Si e Majta e urrejtjes ndaj Trump humbi mendjen e saj kolektive, zhytet në obsesionin e saj për te përçmuar Trump dhe axhendën e tij “Amerika e para”.

Ne një ekstrakt ekskluziv te Breitbart News te librit te Coulter, editorialisti shpjegon se si qëndrimi i se Majtës mbi çështjet kyçe me të cilat ballafaqohet kombi është bërë për të kundërshtuar çdo përpjekje apo politikë të mbështetur nga Trump.

“Ka një grup të tërë amerikanësh, pozita e vetme politike e të cilëve është:” Ne e urrejmë Trumpin. “Që nga momenti që ai fitoi zgjedhjet, ka qenë luftë e plotë kundër presidentit, si asgjë që ky vend ka përjetuar më parë”, shkruan Coulter ne libër. “E majta është në një panik moral.”

Veritas.com.al/