Kështu është konfirmuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për Albanian Post, mesditën e 23 dhjetorit, pas qarkullimit të lajmit se kjo kompani “është tërhequr nga Porti i Durrësit, nga mediat shqiptare.
Gjithashtu, thuhej se qeveria e Shqipërisë e ka pranuar këtë dorëheqje, ndryshe nga ç’është konfirmuar nga MIE-ja.
Cila është kompania EMAAR?
EMAAR është një ndër kompanitë udhëheqëse në botë për zhvillime infrastrukturore të tilla.
Mohamed Alabbar u lind në një familje modeste. 35 vjet më pas do të shndërrohej në një nga personazhet më të rëndësishëm të Emirateve, botës arabe dhe biznesit ndërkombëtar. Presidenti i EMAAR Group me afro 130 miliardë USD investime.
“Porti i Durrësit, Dubai i ri i Mesdheut”
Kjo është deklarata e kryeministrit Edi Rama nga një takim elektoral në qytetin bregdetar, ku pritet të marrë jetë projekti i madh i portit turistik.
“Do të jetë më i madhi në Mesdhe”, premtoi Rama. “Dhjetëra profesione të reja do të hapen falë tij”.
Sipas kryeministrit, njerëzit më të pasur në botë do të ankorojnë jahtet e tyre në Durrës. Për shkak të kësaj, ata do të kërkojnë edhe shërbime luksi.
Për këto shërbime, stafet duhen trajnuar. Mbi të gjitha, të rinjtë durrsakë dhe të gjithë Shqipërisë.