Qytetarë grek dhe emigrantë protestues janë konfrontuar me ministrin e Emigracionit të Greqisë ë hyrje së kampit të emigrantëve në jug të Athinës. Emigrantë dhe protestues po përpiqeshin që të mos e lejonin ministrin të hynte.

Policia rrethoi ministrin, Yannis Mouzalas, teksa ai  po takohej me disa demonstrues në kampin Elliniko që ndodhet në aeroportin e vjetër që është përdorur si vend sportiv për Lojërat Olimpike të vitit 2004.

Protesta ishte organizuar kundër kushteve në kamp. Ministri Mouzalas sapo hyri në territorin e kampit dhe po fliste me ta. Ai po insistonte se kushtet ishin të përshtatshme dhe akuzoi një grup protestuesish për  inskenimin e një greve urie “false”.

Greqia tha se më shumë se 60,000 refugjatë dhe emigrantë janë strehuar në kamp pas mbylljes së kufijve të vendeve Europiane vitin e kaluar.

/Veritas.com.al/