Dhjetëra emigrantë kane thyer një kordon të ngritur nga forcat e rendit në Maljevac, kufiri midis Kroacisë dhe Bosnjë- Hercegovinës. Mbi 10 mijë gati për te hyre ne BE
Vazhdon të rritet tensioni ne Ballkan dhe mbi të gjitha Bosnja qe gjendet duke u përballur me një situatë të vertetë emergjence.
Dhjetra emigrantë kane rrezuar një bllokadë policore në Maljevac, pranë kufirit midis Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.
Një grup i madh njerëzish u versulen kundër forcave të rendit boshnjake për të vazhduar udhëtimin e tyre drejt Kroacise. Kane raportuar disa transmetues lokal, sipas të cilave kishte edhe të plagosur. Gazeta boshnjake Dnevni Avaz ka publikuar disa video në të cilat shihen emigrantët duke ju afruar në grupe kordonit të agjenteve dhe pastaj duke e kaluar atë ndersa policia përpiqet te ndalojë disa prej tyre.
Qindra azilkërkues, duke përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët gjenden ne afërsi te Maljevac dhe po ecin drejt kufirit. Situata është edhe më e tensionuar në zonën e Bihac-it dhe në qytete te tjera të Bosnjes perëndimore ku, sipas autoriteteve lokale,rreth 10 mijë njerëz janë gati të hyjnë në Bashkimin Evropian.
Pas takimit me ministrin e Sigurise boshnjake, Dragan Mektiç, policise i eshte dhene urdhër që t’i pengonte emigrantët të drejtoheshin drejt kantonit në kufirin me Kroacinë.
Veritas.com.al/