Një sportiste aventurash britanike, Emma Kelty, ka qenë duke ushtruar kajaking në Brazil, kur është njoftuar vcdekja e saj. Një 17 vjeçar është arrestuar menjëherë, i dyshuar për vrasjen e saj.

Emma Kelty, 43 vjeç, kishte bërë 40,000-milje udhëtim në Lumin Amazon, kur u zhduk. Trupi i saj akoma nuk është gjetur- njofton ‘The Sun’.

Sendet e saj u gjetën në breg të lumit bashkë me kajakun e saj portokalli.

Policia lokale ka thënë se kriminelët po përpiqeshin të shisnin sendet e saj.

Ngjarja u zbulua pasi ish mësuesi Britanik postoi një seri fotosh në Facebook, në mesazhet e të cilës shprehej frikë se ajo mund të ishte ‘vrarë’ para zhdukjes.

Ajo u zhduk pikërisht 24 orë pasi u zbulua se ishte përplasur me 50 burra ‘të armatosur me shigjeta dhe me thika” në pyjet e Brazilit.

Vendndodhja e fundit e saj, e njohur, ishte 150 milje në perëndim të xhunglës së qytetit të Manaus, mes qyteteve Coari dhe Codajas.

Por pavarësisht çfarë është shkruar rreth vendndodhjes së fundit, ishte ‘e qartë’ se në fakt ajo kishte hyrë në një zonë të njohur për sulme pirate dhe trafikantë droge.

Veritas.com.al/

 Emma Kelty disappeared while on a solo kayaking trip in the Amazon

 A similar kayak to that of Emma's was found

 Items belonging to the Brit adventurer were found on the shore

 The former headmistress was an experienced explorer

 She navigated 600 miles of white water rapids with the help of a guide

 She went missing on the Solimoes River near the town of Coari