Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi u paraqitet në SPAK për tu marrë në pyetje si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Ai ka qëndruar mbi 3 orë në SPAK.

”U thirrja si person në dijeni për inceneratorin e Tiranës. Mendoj se ky nuk duhet të krijojë një lajm.

Duhet të jemi në dispozicion të organeve të drejtësisë. Faleminderit!”, tha ai pasi doli nga SPAK.

Kjo është hera e dytë që Agaçi thirret në SPAK për dosjen e inceneratorit të Tiranës.