(FOTO: Erdogan gjatë intervistës pas fitores)/
Presidenti Turk Recep Tayyip Erdogan, në intervstën e tij të parë që nga referendumi i të Dielës për montimin e sistemit presidencial në Turqi, foli mbi protestat e partive që kanë shënuar se fitorja ishte shumë e brishtë, me një marzh shumë të ulët.
Erdogan e krahasoi fitoren e tij me një lojë futbolli.
“Unë vij nga një mjedis futbolli- tha ai. Për mua nuk ka rëndësi nëse fiton 1-0 apo 5-0,” tha Erdogan për CNN në intervistë ekskluzive
“Qëllimi i fundit është të fitosh lojën”
Sjellja e Erdogan vjen e afërt edhe në Shqipëri, ku që pas fitores në zgjedhje të kryeministrit Rama, ka mbetur shprehja e tij “Nuk keni parë gjë akoma!”. Siç dihet të dy janë familjarë te njëri tjetri.
/Vritas.com.al/