Pas zhvlerësimit maksimal të lires, «sulltani» kërcënon Trumpin dhe shikon (me kujdes) drejt Putin
Nje dite pas zhvlerësimit më të madh të lirës turke që kur Erdogan udheheq vendin, në Turqi bien dy këmbana: ajo e propagandës që kërkon që lideri të jetë gati për t’ju drejtur aleatëve te tjerë dhe ajo e realpolitikës, me reflektime politike në tërë makrorajonin që shkon nga Irani te Sauditët.
Udhëheqësi i cili një kohe, mbi aksionet e reformave të Ataturkut, u miqesua me BE, sot shokon nervozisht kundërshtarët dhe partnerët e mundshëm. Sulmon Shtëpinë e Bardhë direkt dhe e paralajmëron: nëse nuk e ndryshon prirjen drejt unilateralizmit dhe mungesës së respektit “do të jemi te detyruar të fillojmë të kërkojmë miq dhe aleatë të rinj”. Dhe zgjedh rreshtat e New York Times për t’i thene Donald Trump se “derikur Shtetet e Bashkuara të fillojnë të respektojnë sovranitetin e Turqisë dhe të demonstrojnë se i kuptojne rreziqet me të cilat ballafaqohet vendi ynë, partneriteti ynë mund të jetë në rrezik”.
Ka edhe për gjeopolitikën, pasi “në gjashtë dekadat e fundit, Turqia dhe SHBA kanë qenë partnerë dhe aleatë strategjikë në NATO. Dhe Turqia ka vrapuar për ndihmë te Amerika sa herë ka qënë e nevojshme “. Përpjekja për të dalë hapur ne anen me Putin (me të cilin kishte pasur nje bisede telefonike dje) nuk parashikon, megjithatë, faktin se vetë Presidenti rus nuk mund të beje çmendurira për të ndihmuar kolegun e tij turk,si që të mos dështojnë aleancat e tij historike,ne radhe te pare me Iranin, si për shkak se afrimi i Moskë-Ankara pas rrezimit të avionit rus ishte vetëm për finalizimin e ndërtimit te gazsjellësit turk Stream. Dhe askush nuk e di me siguri sa kohë mund të zgjasë.
Levizjet politike që i heqin gjumin Erdoganit siç dihet janë të përqendruara në Kongresin e SHBA, I cili dëshiron të bllokojë aksesin e Turqisë në institucionet financiare ndërkombëtare dhe thotë jo për blerjen e gjuajtesve F-35 Stealth, per të cilat ushtria lakmitare turke do të kishte nevoje per te konsoliduar statusin e saj si një lojtar ushtarak në dy tabela shahu strategjike, si Mesdheu Lindor dhe Lindja e Mesme, ku tamam SHBA-te po kthehen në veprim.
Por, përballë marrëdhënieve të reja që po zhvillohen më së shumti në post-sanksionet Iraniane dhe me shikimin e heshtur por vigjilent të Pekinit në Bosfor, këtu hapësira për manovrim e padronit të Turqisë është zvogëluar se fundmi. Në fund, një komunë në provincën turke perëndimore të Usakut njoftoi se ka ndalur se publikuari reklama dixhitale në Google, Facebook, Instagram, Twitter dhe YouTube dhe platforma të tjera të bazuara në SHBA si një përgjigje ndaj sanksioneve të Shteteve të Bashkuara mbi Turqinë. Deklarata u pasua nga një tweet I kryebashkiakut te Usakut, Nurullah Cahan, i cili premtoi të “fitojë kundër armiqve që rrethojnë nga të gjitha anët” Turqinë.
Veritas.com.al/