Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit shkarkoi nga detyra Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e AKI-së.

Këto shkarkime erdhën pasi gjashtë gylenistë u dëbuan për në Turqi. Me këtë rast Erdogan është shprehur i ashpër ndaj Ramush Haradinajt duke thënë se populli i Kosovës do ta ja japë përgjigjen e merituar.

Gazeta Express  sjell deklaratën e plotë të Erdoganit:

“Shërbimet tona sekrete kanë sjellë këtu gjashtë anëtarë të Gylenit. Por jam i mërzitur sepse mora vesh që janë shkarkuar ministri i Brendshëm dhe shefi i shërbimeve sekrete. Ej, kryeministri i Kosovës, që kur paske filluar të mbrosh ata që kanë bërë grusht shteti në Turqi? Nga kush i merr urdhrat ti? Jam i sigurt që populli i Kosovës, vëllezërit tanë aty, do të ta japë përgjigjen e merituar”.

Erdogan  ka ftuar kosovarët të protestojnë kundër tij.

Veritas.com.al/