I dërguari i Posaçëm i Departamentit të Shtëtit Gabriel Escobar pasditen e kësaj të marte  mbërrin në Tiranë.

Gazetarja Esiona Konomi raporton për ABC News se pritet që diplomati të takojë në orën 16:00 kryeministrin Edi Rama dhe një orë më pas kreun e Shtetit Bajram Begaj.

Nesër ka në agjendë të parë tre takime me protagonistët e PD-së me kreun e të komanduar Enkelejd Alibeaj, me sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe me deputeten Jorida Tabaku. Gjithashtu po nesër pritet që në orën 11:30 të zhvillojë një takim, me kreun e PL, Ilir Metën.

Nuk ka një takim me Sali Berishën apo deputet tjetër që i tako grupimit të tij. Nuk ka një agjendë zyrtare por nga ana e palëve pritëse është organizuar një informacion dhe nuk ka një objekt të deklaruar por është një vizitë që bëhet vetëm dy ditë para zgjedhjeve.