Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga -6ºC deri në 02ºC, në zonat e ulëta nga -2ºC në 09ºC dhe në zonat bregdetare nga 03°C në 09ºC.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor me forcë valëzimi deri në 4-5 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash që do të sjellin reshje të bore.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme dhe do të variojnë: në zonat malore nga -8ºC deri në 02ºC dhe në zonat e ulëta nga -2ºC në 04ºC.

Në fotot e mëposhtme do të gjeni grafikun e motit: