Eurodeputeti Eduard Kukan do të kryesojë misionin e vëzhgimit të BE-së për zgjedhjet parlametare të 25 qershorit.

Lajmin e mbërritjes në kryeqytetin shqiptar, Kukan e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, ku edhe shtoi se sa herë që vjen në Shqipëri ndjehet si në shtëpi.

Ai shkruan se kësaj here BE i ka dhënë një detyre tjetër, atë të kryetarit të misionit mbikqyrjes së BE-së, në zgjedhjet e së dielës. “Unë kam takime sot me krerët politikë të partive të ndryshme. Të dielën, së bashku me kolegët e mi nga parlamenti europian, ne do të ndjekim zgjedhjet anembanë vendit.” – shkruan Eduard Kukan.

Veritas.com.al/