Koordinatori i Brexit-it i Parlamentit Europian Guy Verhofstadt ka sugjeruar që Brexiteers-at e Tory-t të cilët refuzojnë një marrëveshje të butë Brexiti do të dërgohen në gijotinë si udhëheqësit e revolucionit francez.

“Brenda Partisë Tory, Brexiteers-at e vështirë krahasohen me udhëheqësit e Revolucionit Francez”, tha Vehofstadt gjatë një konference për shtyp të martën në Parlamentin Evropian në Strasburg të Francës.

“Unë mendoj se Gove është Brissot, Boris Johnson është Danton, dhe Rees-Mogg është krahasuar me Robespierre.

“Por ne nuk duhet të harrojmë se përpjekjet e këtyre burrave nuk u vlerësuan nga Njeriu i Zakonshëm që ata pretendonin se përfaqësonin sepse të gjithë përfunduan në gijotinë.

“Pra është e rëndësishme t’ua kujtojmë [atyre]”.

Eurofili e bëri krahasimin përpara një takimi me Sekretarin e Brexit të Britanisë së Madhe Stephen Barclay, pjesë e turneut të ministrit për të fituar mbështetje për ndryshimet në Marrëveshjen e Tërheqjes së Kryeministres Theresa May pasi deputetët konservatorë thanë se nuk do ta mbështesnin atë nëse nuk hiqet backstop-i irlandez.

Komentet e Verhofstadt vijnë një javë pasi Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se ai pyeste veten nëse kishte “një vend të veçantë në ferr” për Brexiteers që promovuan largimin nga Bashkimi Evropian.

Kërcënime dënimi për ata që guxuan të mbështesin largimin nga BE u ngritën përsëri të martën nga Remainer-i i bindur dhe deputeti i Partisë Nacionaliste Skoceze (SNP)Stein M. McDonald, gjatë deklaratës së Brexit te kryeministres, kur ai pyeti nëse do të dërgoheshin aktivistët e Brexit ne Ferrin e Dantes.

“Unë jam i sigurt, zoti Kryetar, se kryeministrja është një lexuese e zjarrtë dhe do të ketë lexuar kryeveprën e shekullit të 14-të, Komedia Hyjnore, e cila është shtëpia e Ferrit te Dantes, nëntë rrathët e ferrit”, tha Mr McDonald në Dhomën e Ulet.

“Rrethi i tetë ishte i rezervuar për mashtruesit. A është atje ku do të gjejmë ata nga fushata e referendumit që thyen ligjin zgjedhor, vendosën të gjitha llojet e magjisë politike dhe premtimet e rreme për të fituar referendumin dhe është vendi ku ….po shkon Marrëveshja e Tërheqjes? ”

Të cilës Mrs. May u kthye në Podiumin e Informimit dhe ju përgjigj: “Jo”.

Veritas.com.al/