AFP / Jonathan Bachman

Populisti anti-Europian Nigel Farage i kë kërkuar kryeministrit Boris Johnson ditëne Premte që të ndjekë këshillat e Donald Trump dhe të formojë një pakt “non-aggression” me Partinë e tij të Brexit në zgjedhjet e përgjithshme para Krishtlindjeve.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara u shfaq gjatë në një bisedë telefonike në radion e drejtuar nga Farange ditën e Enjte për të ndarë pikëpamjen e tij karakteristke të hapur para zgjedhjeve të parakohshme të 12 dhjetorit në Britani.

“Unë e di se ju dhe (Johnson) do të përfundoni duke bërë diçka që mund të jetë e tmerrshme nëse ju dhe ai shkoni së bashku, ju e dini, një forcë e pandalshme”, Trump i tha Farage.

Trump gjithashtu paralajmëroi Johnson ditën e Enjte se termat e tij për divorcin me BE nënkuptojnë se “sipas një aspekti të sigurt…. ju nuk mund të bëni tregti’ me Shtetet e Bashkuara.

Veritas.com.al/