(FOTO: vogëlushja siriane Bana Al-Abed që shpërndau në Tweeter ferrin e jetës së përditëshme nè Alep, 12 tetor 2016).

Vogëlushja siriane Bana Al-Abed, që u bë e famshme për postimet e saj në tweeter të ferrit të përditshëm të Alepit në Siri, është evakuuar së bashku me familjen e saj gjatë armëpushimit, bëjnë të ditur këtë të hënë OJF që operojnë në rajon.

Foto: vogëlushja siriane Bana Al-Abed që shpërndau në Tweeter ferrin e jetës së përditëshme nè Alep, 12 tetor 2016.

OJF-ja humanitare turke IHH njoftoi në faqen e saj zyrtare në Twitter se Bana Al-Abed, shtaë vjeçe, “u evakuua sot në mëngjes nga Alepi bashkë me familjen e saj […] Ajo bë nte pjesë në grupin e parë që u evakuuan sot në mëngjes dhe ndodhet tani në krahinën Rashidin”, në zonën rurale të Alepit, ka saktësuar për AFP-në një zëdhënës i IHH.

Ahmad Tarakji, kreu i OJF-së mjekësore Syrian American Medical Society (SAMS) njoftoi gjithashtu në Twitter, shoqëruar me foto, evakuimin dhe mbërritjen e vogëlushes “me shumë të tjerë” në fshatin e Alepit.

Që nga muaji shtator, Bana Al-Abed (@AlabedBana) postonte në Tweeter me të jëmën copëza jete nga Alepi i rrethuar dhe bombarduar nga aviacioni i regjimit mbështetur nga Rusia. Logaria e saj në Tweeter ndiqet nga mbi 323.000 persona.

Në postimin e saj të fundit, të dielën, ajo i lutej presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe ministrit të tij të jashtëm Mevlut Cavusoglu të bënin gjithçka që të funksiononte armëpushimi i arritur me ndërmjetësimin e Turqisë dhe Rusisë me qëllim që banorët e lagjeve rebele të mund të evakuoheshin. “Ne jemi kaq të lodhur”, kishte shkruar ajo.

Cavusoglu iu përgjigj në Twitter, duke e siguruar se “vështirësitë në terren nuk do të na ndalin”. “Ji e sigurt se ne do të bëjmë gjithçka për të të nxjerrë, ty dhe mijëra të tjerë, drejt një vendi të sigurtë”.

/Veritas.com.al/

Displaying 6488358lpw-6488356-jpg_3970842.jpg