Sipas asaj qe raportohet Facebook thuhet se ka futur ne listat e zeza akauntet dhe faqet  e”rrjetit kryesor mbështetes” të kandidatit presidencial brazilian të krahut te djathtë Jair Bolsonaro më pak se një javë përpara zgjedhjeve të balotazhit të Brazilit të dielën.

Reuters raporton se Facebook ka mbyllur 68 faqe dhe 43 llogari të lidhura me grupin e marketingut brazilian Raposo Fernandes Associados (RFA) për shkelje të rregullave të internetit lidhur me spam. Gazeta braziliane O Estado de S. Paulo ka pohuar se grupi i marketingut ka qenë një nga rrjetet më të mëdha mbështetëse për kandidatin presidencial brazilian të krahut të djathtë Jair Bolsonaro.

Facebook tha se RFA krijoi faqe Facebook-u duke përdorur llogari të shumëfishta ose llogari të rreme me të njëjtin emër dhe postoi link-e të shumta të stilit clickbait që çojnë në faqet e internetit “ad-farming”. Facebook tha në një deklaratë: “Vendimi ynë për të hequr këto faqe u bazua në sjelljen e këtyre aktorëve – duke përfshirë përdorimin e llogarive të rreme dhe duke postuar në mënyrë të përsëritur spam – sesa për llojin e përmbajtjes që po postonin.”

 Facebook ka pohuar se heqja e faqeve dhe llogarive të RFA ka qenë pjesë e shumë veprimeve që ata kanë ndërmarrë “për të parandaluar aktorët e këqinj nga ndërhyrja në zgjedhjet e Brazilit në Facebook”. Kandidati i majte presidencial i Brazilit, Fernando Haddad i Partisë së Punëtorëve, ka pohuar se aplikacioni për mesazhe i WhatsApp eshte përdorur për të përhapur spam dhe dezinformata rreth zgjedhjeve.

Haddad ka pohuar se mbështetësit e Bolsonaros përdorën platformën për përhapjen e keqinformimit dhe lajme te rremë. Haddadi ka pohuar gjithashtu se biznesmenët që mbështesin Bolsonaron kanë paguar për ta përmbytur platformën me propagandë mashtruese, duke shkelur ligjin federal të zgjedhjeve, një pretendim që Bolsonaro e mohon. WhatsApp ka deklaruar se i merr këto pretendime shumë seriozisht dhe kishte “ndërmarre veprimeve të menjëhershme ligjore për të ndaluar kompanitë nga dërgimi i mesazheve në masë”.

Bolsonaro kryeson ndaj Haddad me 18 pikë në sondazhet e fundit dhe pritet të fitojë zgjedhjet e së dielës pasi mori 46 përqind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve dy javë më parë. Bolsonaro nuk ka qenë në gjendje të bëjë fushatë publike pas një sulmi ne public në të cilin është goditur me thikë në pjesen abdominale, si rezultat i kësaj, ai e ka zhvilluar fushatën e tij kryesisht në internet. Ai aktualisht ka 14 milionë ndjekës nëpër platformat e mediave sociale Facebook, Twitter dhe Instagram, krahasuar me vetëm 2.8 milion për Haddad.

Veritas.com.al/