Një  incident është regjistruar sot, në pikë kulmore të fjalimit të liderit demokrat Lulzim Basha: Televizioni  News 24 raportohet se ndërpreu transmetimin direkt të protestës sw opozitës.

Bëhet fjalë për momentin kur Lulzim Basha po tregonte paktin e arritur me kreun e Europol për gjurmim të pasurive të bandës Rama të vëna me paratë e korrupsionit, News­ 24 ndërpreu menjëherë fjalën e Bashës për të futur një hapësirë publicitare.

Po edhe pas hapësirës publicitare,  News­ 24 nuk e transmetoi më fjalën e kreut të opozitës. Përse veproi në këtë mënyrë ky televizion dhe a po i rreshtohet Mediave Fake të qeverisë edhe News­24? Çfarë ka ndodhur me biznesin që qëndron prapa medias News 24?

Televizioni News ­24, është një nga ekranet që po bie më së shumti në sy për mënyrën sesi po e trajton përmes censurës protestën e opozitës në tërësi, por edhe trajtimin editorial të linjës politike gjatë 42 ditëve të protestës.