Vendimi i Meghan Markle për të ndarë një moment kaq të dhimbshëm në jetën e saj si aborti nuk e ka lene indiferent publikun. Dhe as familjen Mbretërore

Francesca Rossi 

Fjalët e Meghan Markle për abortin nuk mund të na linin indiferentë.

Ajo që goditi publikun nuk ishte vetëm vetë tema, sa delikate aq edhe traumatike, por edhe fakti që ishte Dukesha e Sussex ajo që theu heshtjen. Për muaj me radhë, gruaja e Princit Harry u përpoq të mbronte me thonj e me dhëmbë privatësinë e saj, por tani ajo ka zgjedhur të tregojë historinë e saj në një editorial të New York Times me titull “Humbjet që ndajmë“, duke nënshkruar vetëm “Meghan Markle , aktiviste dhe nënë ”. Në një nga pasazhet më prekëse të editorialit, Dukesha shkruajti: “E dija,ndërsa mbaja të shtrenguar fëmijen tim te pare, se po humbja të dytin”.

Meghan nuk zbuloi ne çfare faze të shtatzënisë ishte, por në editorial ka specifikuar: “Te shërohesh do të thotë të kujdesesh për të tjerët dhe të ndash vuajtjet, pavarësisht per cfare vuajtjesh behet fjale.” Je mirë? “.” Ne do tja dalim “. fjali që kishte bërë të mendohej për një indiferencë të pretenduar të Firmës ndaj Meghan Markle, për një demonstrim të ri të pandjeshmërisë nga ana e Mbretëreshes Elizabeth. Indiskrecionet e dala, megjithatë, do të demonstronin krejt te kundërten. Nuk është e qartë nëse Windsors e dinin për ” editorialin, por,sipas burimeve të brendshme të intervistuar nga Vanity Fair America, familja mbretërore eshte mbledhur menjëherë rreth çiftit dhe “ishte mbështetëse” sa për Harryn aq edhe per Meghan.

Për më tepër, tragjedi të ngjashme kanë ndodhur në familjen mbretërore Britanike. Dukesha e Sussex është e para nga familja mbretërore që tregon momentin ekzakt kur humbi fëmijën e saj, por jo e para që foli për abort. Zara Phillips dhe Sophie e Wessex e kishin perballuar me takt këtë temë. Kjo e fundit, në 2001, vuajti shumë nga një shtatzëni ektopike, por gjeti forcën për të përballuar dhimbjen, duke shpresuar për një shans të ri për t’u bërë nënë (siç e dimë, më pas u përmbush).

Nga ana tjetër, Zara Phillips, zbuloi lajmin e një aborti të dytë disa javë pas njoftimit të shtatzënisë së dytë, në dhjetor 2016. Në një intervistë për BBC, të raportuar nga Telegraph, mbesa e Mbretëreshës Elizabeth deklaroi: “Ke nevoje per nje periudhe kohe gjate te ciles nuk do te flasesh, sepse është shumë e vështirë, por, si me të gjitha gjërat, koha është një shëruese e shkëlqyeshme “. Ndoshta koha gjithashtu e ndihmoi Meghan Markle të ndajë trishtimin e saj, por kush e di se pse për të nuk ishte e njëjta empati e rezervuar për Zaran dhe Sophien.

Dukesha e Sussex, pra, ka marre dashuri dhe mirëkuptim nga familja mbretërore, e cila ka lëne mënjanë diskutimet dhe divergjencat e mendimeve për të ndihmuar një anëtar të familjes në vështirësi. Për fat të keq, megjithatë, Meghan Markle nuk ka marrë madje të njëjtën empati nga shumë përdorues socialë.Editoriali I saj e ka ndarë rrjetin në dysh, midis atyre që vlerësojnë guximin e saj dhe atyre që besojnë se është aktrimi I rradhës  i një aktoreje të përkryer dhe hipokrite që dëshiron të tërheqë vëmendjen. Në Vanity Fair America, një person shumë i afërt me Sussex i shpjegon redaktores Katie Nicholl se Dukesha “donte të shkruante esenë e akuruar për të ndihmuar njerëzit e tjerë që kanë kaluar traumën e abortit dhe për të ndihmuar në thyerjen e heshtjes në një një çështje që konsiderohet ende nga shumë njerëz si një tabu ”. Një burim tjetër sqaroi se Dukët “vendosën se donin të flisnin për këtë dhe se ishte koha e duhur për ta bërë. Tani janë mirë ”.

 VERITAS.COM.AL