Në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, kryeministri Rama foli sërish për fashën 800 kË dukë thënë se ajo nuk është hequr, por është shtyrë dhe do të vendoset në nëntor ose do të rishikohet.
“Nuk ka lidhje me asnjë tenxhere zemërimi dhe grumbullimi. Kemi pasur dy elementë që na kanë ndihmuar, që ta bëjmë dhe jo të heqim dorë nga fasha.
E para që reshjet, që kemi pasur reshje që kanë shtuar kuotat në Fierzë. Dhe së dyti një trend kursimi.
Nëse trendi i kursimit do të vazhdojë dhe reshjet atëherë do ta kalojmë pa asnjë të papritur tetorin.
Nëntorin do të vendoset fasha duke parasysh parametrat ose do i rikthehemi diskutimit” tha ai.
Ndërkohë, një ditë më parë reagoi edhe ERE për çmimin e energjisë. Sipas ERE, vendimi i marrë prej saj në mbledhjen e saj të fundit për rritjen e çmimit është ende i aplikueshëm për periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022, por duke qenë se qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike, atëherë çmimet do të rishikohen periodikisht. Ndërkohë që për të hequr fashën, ERE duhet të bëjë një tjetër mbledhje, ku duhet të shprehet me vendim pasi të marrë në shqyrtim kërkesën e re që do t’i dërgojë Furnizuesi i Shërbimit Universal, me argumentin se përse duhet të ndryshohet vendimi i parë.
Ndersa, i pyetur mbi faturat afrofe, kryeministri tha se “Kjo është një histori që i përket të shkuarës. Nuk ka më fatura afrofe në Shqipëri. Ka fatura që vendosen sipas një mesatare të konsumit kur nuk është i mundur leximi i sahatit. Në të gjitha ato raste kur mund të ketë raste të tilla mund të ankimohen”, tha Rama