Fati i marrëveshjes bërthamore me Iranin mbetet në peshore edhe ditën e Hënë. Sekretari i Jashtëm Britanik, Boris Johnson, është nisur për në Uashington për një seri takimesh me administratën e Trump, në përpjekje për të mbajtur të paprekur paktin.

Trump, një kritik i egër i paktit, ka kohë deri në 12 Maj që të vendosë nëse ai përsëri do të heqë dorë nga sanksionet kundër Iranit në shkëmbim të kufizimit iranian ndaj ambicieve bërthamore.

Në Janar, hera e fundit “që ai e firmosi paktin dhe presidenti paralajmëroi se ky ishte “shansi i fundit”. Trump ka bërë thirrje për masa më strikt, duke përfshirë edhe frenimin e të drejtave të Iranit mbi raketat balistike.

Veritas.com.al/