John Solomon raporton për ‘The Hill’ se Departamenti i drejtësisë ka nisur një hetim të ri ndaj aktiviteteve të Fondacionit Clinton për kohën kur Hillary ishte sekretare e shtetit.

Departamenti i Drejtësisë ka nisur hetime të reja nëse Fondacioni Clinton është angazhuar në politikat ‘pay-to-play’ ose në aktivitete të tjera të pa ligjshme ndërsa Hillary Clinton shërbente si sekretare e shtetit- pohuan zyrtarë në institucionet ligjzbatuese dhe dëshmitarë për “The Hill”.

Agjentët e FBI nga Little Rock, Ark., ku ka nisur aktivitetin Fondacioni, kanë nisur hetimin dhe kanë intervistuar një dëshmitar në muajin e kaluar, dhe organet ligjzbatuese thanë se aktivitetet shtesë priten javën e ardhshme.

Zyrtarët që folën në kushtet e anonimitetit, thanë se provat po ekzaminohen nëse Clintonët kryen ose premtuan ndonjë favor politik si shpërblim të bujarisë ose mirësisë së donatorëve që shpresonin të siguronin të ardhura nga qeveria.

Veritas.com.al/