(FOTO: John Brennan, shef i CIA)
Është shumë e çuditshme, apo jo! Shiko çfarë ndodhi. Para dy ditësh, “Washington Post” raportoi se CIA ka “një raport sekret” ku thuhet se donte që Donald Trump të fitonte. Tani shfaqet FBI dhe thotë: “Ok, kjo nuk është krejt e vërtetë”- njofton “Conservative Fighters”.
Ajo çfarë u shkrua në “Washington Post” i bëri Demokratët që të shpresonin për një fitore të madhe kur e thërritën zyrtarë të FBI në Kongres që të pajtoheshin me thëniet e CIA-s rreth Rusisë. Por doli e kundërta. Demokratët ranë në shock pasi FBI deklaroi se provat e CIA-s ishin “në tym”, madje “dy-kuptimesh” në rastin më të mirë.
Kështu që, çfarë bënë demokratët pasi plani i tyre dështoi?! Diçka do të bënin,… dhe ngritën një komitet “bipartizan” që quhet: “Kurrë Trump dhe John McCain dhe Lindsley Graham ta “investigojnë” këtë gjë”.
Një gjë krejtësisht pa sens.
Tani po përgatisin plane të tjerë. Po bëjnë gati një “falje para publikut” që të deligjitimojnë fitoren e Trump. Fillimisht po përdorin lajme false, pastaj duke thyer kolegjin elektoral amerikan, pastaj “vota popullore”, pastaj “makina e hakersave Rusë” që paska marr Email-et e Hillary Clinton.
Asgjë. Trump fitoi sepse amerikanët nuk e donin Hillary Clinton- ja kaq e thjeshtë. E dyta, sepse shumica e amerikanëve mbështeti Donald Trump- ja kaq e thjeshtë, përsëri.
/Veritas.com.al/