Afrimi i festave të fundvitit kthen edhe aktivitetet në vend, veçanërisht në kryeqytet. Bashkia e Tiranës ka ndezur sot (2 Dhjetor) dritat Pemës së Festës në “Sheshin Skënderbej”.

I pranishëm në shesh edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

I rrethuar nga qindra fëmijë dhe qytetarë, në një atmosferë festive, qytetari numër një i Tiranës i uroi të gjithë shqiptarët, teksa bëri thirrje që “me ndezjen e dritës së festave, secili të ndezë edhe dritën e zemrës”.

Ceremonia pasoi më tej edhe me koncertin festiv nga fëmijët e pranishëm. Gjithashtu u lajmërua edhe për koncert falas për ‘Natën e Bardhë’ në Tiranë.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *