
Fillimi i muajit gusht ka sjellë fluks pushuesish që i janë drejtuar bregdetit shqiptar.
Gazetari i ABC News, Ahmet Zani raporton se kryesisht, janë pushuesit nga Kosova që preferojnë të kalojnë pushimet në bregdetin tonë.
Që në orët e para të mëngjesit të së enjtes, është krijuar dhe trafik i rënduar pranë kryqëzimit në Fushë Milot.
Ndonëse me forca të shtuara të punonjësve të qarkullimit, mbetet sërish problematik pranë këtij kryqëzimi, ndersa pas hapjes së rrugës së re Thumanë-Kashar udhëtimi bëhet më i lehtë.