Nga: VICTORIA FRIEDMAN/ 12 Janar 2020

Filozofi dhe shkrimtari konservator Sir Roger Scruton ka vdekur në moshën 75 vjeç pas një beteje gjashtëmujore me kancerin.

Në një deklaratë të botuar në faqen e internetit të Sir Roger të Dielën, familja e tij tha: “Me shumë trishtim ne njoftojmë vdekjen e Sir Roger Scruton, FBA, FRSL.

“Burri i dashur i Sophies, i adhuruari baba i Samit dhe Lucyt dhe vëllai i çmuar i Elizabethes dhe Andreas, ai vdiq paqësisht të Dielën me12 Janar. Ai lindi në 27 shkurt 1944 dhe kishte luftuar me kancerin për 6 muajt e fundit. Familja e tij është jashtëzakonisht krenare për të dhe për të gjitha arritjet e tij. ”

Sir Roger ishte një nga filozofët më të shquar të vendit dhe botoi mbi 50 libra mbi estetikën, politikën dhe moralin.

Duke I bërë homazh këshilltarit kulturor të Partisë Konservatore, eurodeputeti i Toryt, Daniel Hannan tha: “… konservatori më i madh i epokës sonë, ka vdekur. Vendi ka humbur një intelekt te madh. Kam humbur një mik të mrekullueshëm ”.

Shkrimtari Peter Hitchens shprehu ngushëllimet e tij, duke tweetuar: “RIP Sir Roger Scruton, një burrë me nje kurajo të madhe, intelekt dhe fortësi, humbjen e të cilit nuk mund ta përballojmë në këto kohë të shtrenguara konformiste.”

Ndërsa grupi i mendimeve euroskeptike, Grupi Bruges tha: “Sir Roger ishte me të vërtetë një nga mendimtarët më të mëdhenj konservatorë të epokës sonë”.

Sir Roger lindi në Buslingthorpe, Lincolnshire, në 1944 përpara se familja e tij të transferohej në High Wycombe në Buckinghamshire. Ai ndoqi shkollën gramatikore para se të maturohej në Kolegjin Jezus, Universiteti i Kembrixhit, ku u diplomua me një master në filozofi në 1965, dhe më vonë mbaroi një doktoraturë në estetikë në 1972.

Sir Roger kishte qene lektor në Birkbeck College, University of London, nga viti 1971 deri në 1992 dhe kishte mbajtur poste akademike në universitete të tjera në Mbretërinë e Bashkuar dhe Sh.B.A.

Në vitin 2000, ai i tha The Guardian se ishte bërë një konservator që kur ishte i ri pasi kishte asistuar në rremujat e Parisit të vitit 1968, duke i përshkruar protestuesit si një “turmë e padisiplinuar huliganësh të klasës së mesme të vetë-kënaqur”.

“Unë u neverita nga ajo dhe mendova se duhet të ketë një mënyrë për të mbrojtur civilizimin perëndimor kundër këtyre gjërave. Kjo ishte periudha kur u bëra një konservator. E dija se doja ti ruaja gjërat sesa t’i hidhja, “i tha ai gazetës 20 vjet më parë.

Në vitin 2016,eshte nominuar kavalier për “shërbimet e tij ne filozofi, mësimdhënie dhe arsim publik”.

 

Sir Roger ishte i njohur për aktivizmin e tij në Evropën Lindore të kontrolluar nga komunistët gjatë Luftës së Ftohtë, dhe mbështeti rrjetet arsimore nëntokësore. Për punën e tij në përkrahjen e disidentëve në Czechekosllovaki, atij ju dha Medalja e Meritës nga qeveria Ceke në 1998.

Në qershor 2019, presidenti polak Andrej Duda i akordoi Scrutonit Kryqin e Madh të Urdhrit të Meritës së Republikës së Polonisë për mbështetjen e tij të luftës anti-Komuniste.

Nderimin e tij më të fundit ia dha qeveria hungareze muajin e kaluar, kur Kryeministri Viktor Orban i dha atij Kryqin e Komandantit me Yllin e Urdhrit të Meritës së Republikës së Hungarisë për përkushtimin e shkrimtarit për lirinë në Evropë.

Prezantuar nga ambasada Hungareze në Londër, Kryeministri Orban tha: “Profesori ynë i dashur na mësoi se konservatorizmi nuk është një ideologji, por përkundrazi e kundërta polare e një te tille.”